Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – klasa II-1.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
1. Grid Marku
2. Nean Muçaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 04.06.2024, ora 12:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 04.06.2024, ora 14:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Rruga “Abdi Toptani”, Nd. 5, (tek Avokatura e Shtetit), Tiranë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit ligjor, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Klasa-II-1.
Nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për konkurrim