Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të afatit të ankimit, njofton se, për pozicionin:

 

  • Specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b (1 pozicion).

 

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:

 

  • Aleksandra Mita
  • Nevila Çobaj

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 16.06.2021, ora 09:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 16.06.2021, ora 11:00 në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.