Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, në përfundim të procedurës së ankimimit, ju njofton se, për pozicionin:
- 4 (katër) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë – kategoria: II-b.
Kandidatët fitues janë:
- Hajdar Noka
- Armand Dumani
- Loreta Jashari
- Migena Bako
- Në zbatim të nenit 22, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut IV, të VKM nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të procesit të ankimimit, njofton se, për pozicionin:
- 1 (një) Specialist (Burime Njerëzore) në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Arkiv Protokollit, në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-Kategoria III-b.
Kandidat fitues është:
- Flogerta Biba