Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 24, të Kreut III, të VKM nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore e Zyrës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin:
- 1(një) Ndihmës Inspektor, Njësia e Ndihmës Inspektorëve, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë-kategoria-II-b
Kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
- Aurora Dine
- Plarent Ruka
- Renato Tushaj
- Saida Turabi
- Sonila Kosova (Meço)
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 04.03.2021, ora 09:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 04.03.2021, ora 12:00, në ambientet e Zyrës së Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Godina nr. 13, Tiranë.