Ky është viti Europian i Aftësive, frymëzuar nga Agjenda Europiane e Aftësive si dhe në linjë me Strategjinë Kombëtare për Punësimin dhe Aftësitë 2023-2030, I cili do të ketë një fokus të shtuar për të trajtuar mes vendeve të punës dhe aftësive në tregun e punës. Gjithashtu ky vit u jep mundësin të gjithë grupmoshave të rrisin nivelin e aftësive digjitale të tyre.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive synon të promovojë gjatë këtij viti:
- rritjen e nivelit të aftësive, duke ofruar mundësi konkrete për të rinj e të reja, burra dhe gra, ne bashkëpunim me të gjithë aktorët e tregut të punës, për të siguruar që askush nuk mbetet pas,
- ofertën e Arsimit dhe Formimit Profesional, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët socialë, shërbimet publike dhe private të punësimit, kompanitë, bashkitë dhe institucionet arsimore të të gjitha niveleve,
- shërbimet digjitale për ndërmjetësim më efektiv ne tregun e punës, për të mbështetur tranzicionin e gjelbër dhe digjital.
- Promovimi i Vitit Europian të Aftësive në Shqipëri
- “Mbështetje për përfshirjen e kompetencës së sipërmarrjes në AFP”
- AFP në Shqipëri – Mbështetje gjatë tranzicionit të qëndrueshëm
- Future of VET and of the Workplace
- “Mundësi, Aftësi, Punësim”
- Ndërtimi i një Shqipërie më të mirë për të punuar
- Fuqizimi i një Rinie të Aftë
- Turism Expol,
- Food &Drink Expo
- LeatherLine & Conf Expo në datat 28-30 Shtator (proces),
- Agrotech Expo ne datat 11-13 Tetor (proces).
- Rrjetëzimi për një treg pune të qëndrueshëm
- SPEAK VET
- Strengthening labor market relevance through supporting VET
- Inagurimi i rikonstruksionit të Zyrave Rajonale të Tiranës