Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.7961, dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Urdhërit nr. 334, datë 01.02.2024 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës të Institucionit “Tirana Parking”, Institucioni Tirana Parking, shpall procedurat për vendet e lira të punës:
1. Kryeinspektor, Drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pagës III-A)- 1 vend
2. Inspektor, Drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pagës IV-a)- 2 vende
3. Inspektor, Drejtoria e shërbimit të parkimit në Rrugë, Rezident, Taxi dhe Hartografi GIS. (kategoria e pagës IV-a)- 1 vend
4. Punonjës shërbimi, Drejtoria e administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në sheshe dhe terminale (kategoria e pages, klasa VIII) – 2 vende
5. Specialist, Drejtoria e Prokurimit Publik (kategoria e pages IV-A) – 1 vend
6. Specialist, sektori i monitorimit, Drejtoria e sistemeve të IT-së, monitorimi elektronik, (kategoria e pages, klasa IV-A) – 1 vend
7. Drejtor, Drejtoria e Financës (kategoria e pagës II-B)- 1 vend
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: AKPA Njoftim shpallje vende vakante dt. 10.05.2024 email