Mbi shpalljen e thirrjes për aplikim në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 646, datë 5.10.2022 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të formimit profesional nëpërmjet mbështetjes financiare të ofruar, sipas procedurave të konkurrimit, për kurset e formimit profesional të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private” Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit” dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 646, datë 5.10.2022 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të formimit profesional nëpërmjet mbështetjes financiare të ofruar, sipas procedurave të konkurrimit, për kurset e formimit profesional të organizuara nga institucionet e formimit profesional, publike apo private”, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive shpall thirrjen ku ftohen të gjithë institucionet e formimit profesional, publike apo private si dhe të gjithë punëkërkuesit apo punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punësimit, të marrin pjesë në këtë Program. Afati i aplikimit në programin e formimit profesional me mbështetje financiare është i hapur gjatë gjithë vitit kalendarik.
Aplikimi do të bëhet në rrugë elektronike në portalin qeveritar e-Albania:
a. Në shërbimin “Aplikim për programin e formimit profesional për institucionet publike apo private” për institucionet e formimit profesional, publike apo private;
b. Në shërbimin “Aplikim për kursin e Formimit Profesional me mbështetje financiare” për punëkërkuesit apo punëkërkuesit e papunë.
Shpallur në Buletinin Nr. 149 datë 31 tetor 2022 të Agjencisë së Prokurimit Publik