Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 ”Për nxitjen e Punësimit”,Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, i ndryshuar, Kreu III ”Rregullat dhe proçedurat për përftimin e programit të vetepunësimit” pika 9 gërma a) si dhe Rregullores Nr.2 Prot, datë 11.08.2020 “Për zbatimin e Programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Neni 9 “Procedura e përzgjedhjes së ekspertëve për vlerësimin e planit të biznesit”, pika 1 dhe 2 , si dhe thirrjes për aplikim në këtë program e publikuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr.31, datë 18.06.2024:
NJOFTON:
Hapjen e aplikimeve për ekspertë të jashtëm për vlerësimin e planeve të biznesit në fushat si me poshtë:
Tregti
Shërbime konsulence, financiare, juridike.
Shërbime mjeksore (klinike degjimi, farmaci etj)
Art dhe kulture
Ndërtim dhe projektim
Mekanik
Shërbime hidrosanitare
Shërbime turistike
Shërbime blegtorale
Shërbime gastronomie
Shërbime estetike
Shërbime kopshtarie
Shërbime artizanale
Shërbime pajisje elektonike
Shërbime arsimore
Shërbime pastrimi kimik
Sherbime punime druri
Studio fotografike
Librari, kancelari dhe sherbime interneti
Sistem platforme online
Shërbime hotelerie
Detyrat
Në kuadër të vlerësimit të planit të biznesit, ekspertet duhet të vlerësojnë me pikë:
1. Realizueshmëria financiare e biznesit;
2. Burimet në dispozicion për themelimin e biznesit- objekti, paisjet, furnizimet, stafi etj ;
3. Njohja e llojit përkatës të biznesit;
4. Vlerësimi i tregut.
Kriteret për vlerësimin e kandidatëve
Kantidati duhet te deklaroje se:
a) është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin, ose sipas legjislacionit tё posaçëm nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e kerkuar me siper, dhe ka statusin aktiv;
b) nuk është në proces falimentimi (status aktiv);
c) nuk është dënuar për ndonjë vepër penale
d)nuk ka pagesa pashlyera të taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore,
dh) kryen aktivitetin në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi
Këto kritere duhet të përmbushen me paraqitjen e nje deklarate nga kantidati .
Kantidati duhet të paraqesë një deklaratë ku merr përsipër të kryej shërbimin brënda afateve të caktuara në Thirrje .
Kriterete vecanta për vlerësimin e kandidatëve
1.Kantidati duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme:
a) punë të ngjashme te realizuara gjatë tre viteve të fundit.
Për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, kantidati duhet të paraqesin dëshmitë e mëposhtme:
– Kontratë ose
– Fature
2. Kantidati duhet të paraqesë licencën profesionale të kantidatit
3. Kantidati duhet të paraqesë , dokumentat si me poshte:
a) CV
b) Fotokopje të diplomës (Master shkencor ne ekonomi)
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Kohëzgjatja
Kohëzgjatja e këtij shërbimi do të jetë brenda 10 (dhjetë) ditë pune nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Të tjera
Shpërblimi për angazhimin në këtë veprimtari rregullohet sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave nr. 348, datë 29.04.2020, “Për proçedurat,kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, i ndryshuar, kreu II, pika 4. –Shpenzimet për vlerësimin e planit të biznesit të të gjithë pjesëmarrësve, në vlerën jo më shumë se 3000 (tre mijë) lekë për çdo plan biznesi, të vlerësuar.
Përzgjedhja, afati i dorëzimit dhe komunikimi me aplikantët
Vlerësimi i kandidaturave do të kryhet nga Komisioni i Vleresimit ngritur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëem në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Aplikantet duhet të dorëzojnë pranë protokollit të AKPA-s brenda 5 (pesë) ditëve punë nga data e shpalljes së këtij njoftimi në faqen zyrtare të AKPA, www.akpa.gov.al dokumentacionin e kërkuar fotokopje.Kantidati i shpallur fitues duhet të paraqesë të gjitha dokumentet origjinale ose kopje të noterizuara. Vleresimi i kantidatëve do të bëhet jo më vonëe se 2 ditë pune pas mbarimit të afatit 5 ditor të dorëzimit.
Rastet e mosparaqitjes së një dokumenti, ose dokumente false dhe të pasakta, konsiderohen kushte për skualifikim. dhe kalohet tek kantidati i rradhës
Vetëm kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen. Në se gjatë vlerësimit ndodh që kantidatët të jenë në kushte të barabarta, fituesi do të përcaktohet me short.
Shënim: Kantidati fitues, për nënshkrimin e një kontrate /dorëzimin e faturës tatimore duhet të ketë:
• Kopje të Certifikatës Elektronike të Fiskalizimit, për tatimpaguesit që përdorin Platformën Qendrore të Faturave.
• Kopje të Certifikatës Elektronike të Fiskalizimit dhe kopje të vlefshme të kontratës së lidhur me Kompaninë e Çertifikuar për zgjidhjen softuerike në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë fatura përmes zgjidhjes softwerike.
Shpallja e njoftimit
Ky njoftim i fillon efektet nga data e publikimit të njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike. Njoftimi gjendet dhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit www.akpa.gov.al