Thirrje për aplikim

AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE

Thirrje për aplikim

Në zbatim të Ligjit Nr.15/2019 ”Për nxitjen e Punësimit”,Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, i ndryshuar, Kreu III ”Rregullat dhe proçedurat për përftimin e programit të vetepunësimit” pika 9 gërma a) si dhe Rregullores Nr.2 Prot, datë 11.08.2020 “Për zbatimin e Programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”, Neni 9 “Procedura e përzgjedhjes së ekspertëve për vlerësimin e planit të biznesit”, pika 1 dhe 2 , si dhe thirrjes për aplikim në këtë program e publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike Nr.129, datë 19.09.2022 Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive:
  NJOFTON: Hapjen e aplikimeve për ekspertë të jashtëm për vlerësimin e planeve të biznesit në fushat si me poshtë:
  • Tregti
  • Shërbime konsulence, financiare, juridike.
  • Shërbime mjeksore (klinike degjimi, farmaci etj)
  • Art dhe kulture
  • Ndërtim dhe projektim
  • Mekanik
  • Shërbime hidrosanitare
  • Shërbime turistike
  • Shërbime blegtorale
  • Shërbime gastronomie
  • Shërbime estetike
  • Shërbime kopshtarie
  • Shërbime artizanale
  • Shërbime pajisje elektonike
  • Shërbime arsimore
  • Shërbime pastrimi kimik
  • Sherbime punime druri
  • Studio fotografike
  • Librari, kancelari dhe sherbime interneti
  • Sistem platforme online
  • Shërbime hotelerie