Në zbatim të Kreut V, neni 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, njofton se kandidati fitues për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Projekteve të Zhvillimit dhe Çështjeve Sociale, lloji i diplomës: të nivelit “Master Shkencor” apo “Master profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca Shoqërore, Sociale, Inxhinieri Ndërtimi, Ekonomike ose Juridike edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë, është:
- Znj. Paola Lara