Në zbatim të VKM 348, datë 29.04.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit, nëpërmjet vetëpunësimit” i ndryshuar,
AKPA, shpalli thirrjen ku ftohen të gjithë punëkërkuesit e papunë e regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimit, që kanë një ide biznesi, të marrin pjesë në programin e vetëpunësimit.
Afati i aplikimit në programin e Vetëpunësimit për të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimit është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në Buletinin e Njoftimeve Publike.
Të interesuarit do të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, në seksionin “PUNA”, në shërbimin “Kërkesë për pjesëmarrje në Programin e Vetëpunësimit” nga data 01.09.2025 -30.09.2025 përfshi dhe datën 30. (Tridhjetë ditë kalendarike). Çdo aplikim i ardhur mbas këtij afati do të konsiderohet i pavlefshëm.
Përfitues të këtij programi do të jenë deri 100 (njëqind) punëkërkues të papunë dhe deri në 100 (njëqind) të rinj aplikantë në skemën e garancisë rinore. Klasifikimi i përfituesve do të kryhet duke u nisur nga fondet në dispozicion, vlerësimin nga ekspertë të jashtëm dhe vlerësimin nga komisioni i ngritur në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: BULETINI_NR_47__DATË_01.09.2025 Vetepunesimi 2025 (1)