SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Lloji i diplomës “Shkencor”. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave (i ndryshuar), Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
1 (një) vend vakant – Specialist i Burimeve Njerëzore në Sektorin e Shërbimeve, Burimeve Njerëzore dhe Teknologjisë së Informacionit – Kategoria: III-b
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
PËR TË DYJA PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
15.6.2019
Afati për dorëzimin e dokumenteve për:
LËVIZJE PARALELE
21.6.2019
Afati për dorëzimin e dokumenteve për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Ndjek procedurat e rekrutimit për plotësimin e nevojave të institucionit me burimet njerëzore, përzgjedhjen dhe aftësimin profesional të punonjësve, si dhe administrimin e dokumentacionit të personelit; Zbaton dhe informon lidhur me respektimin e ligjit dhe të rregullave të funksionimit të brendshëm të institucionit; Ndjek dhe koordinon trajnimet e nëpunësve.
- Përgatit, plotëson kontratat e punës, regjistrin e punës dhe dosjet personale të punonjësve të institucionit. Përgatit marrëveshjet me pedagogët/ specialistët/ ekspertët/ lehtësuesit/ moderatorët dhe menaxhon dosjet e tyre; Përgatit dhe plotëson përshkrimet e punës së stafit të institucionit, si dhe i menaxhon ato.
- Përgatit dhe përditëson përshkrimet e punës së stafit të institucionit, Rregulloren e Brendshme, aktet ligjore të fushës së veprimtarisë së Shkollës së Magjistraturës, duke ia propozuar drejtuesit të hierarkisë.
- Ndjek dhe zbaton procesin e prokurimeve. Kujdeset për përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të institucionit, si dhe kujdeset për furnizimin me materialet e nevojshme të planifikuara më parë në buxhetin e institucionit, sipas propozimit të sektorëve dhe kërkesave të tyre për mbarëvajtjen e punës. Harton dokumentet e nevojshme standarde për zhvillimin e procedurave të prokurimeve publike, ndjek procedurat e zhvillimit të prokurimeve publike për të garantuar kryerjen e tyre në përputhje me ligjin, deri në finalizimin e kontratave përfundimtare me subjektin fitues;
- Ndjek, monitoron dhe raporton për shpenzimet e karburantit për motorgjeneratorin dhe automjetit/eve te drejtuesi i hierarkisë.
- Plotëson autorizimet, fletë-udhëtimet dhe dokumentacionin shoqërues për punonjësit që udhëtojnë me shërbim jashtë dhe brenda vendit.
1 | LËVIZJA PARALELE |
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë formim universitar në shkencat juridike;
b- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesion;
c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze etj.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a – Kërkesë.
b- Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që gjendet në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
h – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet pranë mjediseve të Shkollës së Magjistraturës.
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Brenda datës 17.6.2019 , do të shpallet në faqen zyrtare të internetit dhe në mjediset e brendshme, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin është aplikuar, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji nr. 115/2016, “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.
- Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuritë mbi ligjin “Për nëpunësin civil”.
- Ligji nr. 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
d – Njohuritë mbi ligjin “Për prokurimin publik”.
e – Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në udhëzimin nr. 2, datë 27.3.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe në mjediset e brendshme, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
2 | PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL |
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës dhe në mjediset e brendshme, si dhe në portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
2.1 | KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA |
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë formim universitar ne shkencat juridike;
b- Të kenë jo më pak se 3 vite përvojë pune në profesion;
c- Të zotërojnë njohuri të mira në një nga gjuhët: angleze, franceze, etj.
2.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a – Kërkesë;
b- Jetëshkrimin e plotësuar në përputhje me dokumentin tip që gjendet në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
d – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
h – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë mjediseve të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 21.6.2019.
2.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Jo më vonë se data 5.7.2019, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në mjediset e brendshme, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
2.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA |
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji nr. 115/2016, “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë”.
- Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.
- Ligji nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuritë mbi ligjin “Për nëpunësin civil”.
- Ligji nr. 9131, datë 8.9.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
- Njohuritë mbi ligjin “Për prokurimin publik”.
- Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në udhëzimin nr. 2, datë 27.3.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.
2.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURRIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të internetit dhe në mjediset e brendshme, si dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës dhe në mjediset e brendshme, si dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak;
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e internetit të Shkollës së Magjistraturës dhe mjediset e brendshme, si dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit duke filluar nga data 5.7.2019.