Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor i Formimit Vazhdues”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor i Formimit Vazhdues”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 26.3.2021, janë: z.Altin Shano, znj.Barvjola Krasniqi, znj.Edesa Naqo, znj. Elsa Kamberi, znj.Esmiralda Beka, znj.Nikoleta Taragjini dhe znj.Sara Stafa. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se vetëm kandidatët si më poshtë i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kjo procedurë mbyllet me 5 (pesë) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
- Barvjola Krasniqi
- Elsa Kamberi
- Esmiralda Beka
- Nikoleta Taragjini
- Sara Stafa
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.