Shkolla e Magjistraturës Shpallje fituesi

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist i teknologjisë së informacionit”, si më poshtë:

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i teknologjisë së informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 30.12.2020, janë: z. Skënder Dauti dhe z.Ted Reka. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se të dy kandidatët i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:

 

  1. Skënder Dauti
  2. Ted Reka

 

Pas njoftimit që kishte përcaktuar datën 3.2.2021, si datë zhvillimi të testimit dhe të intervistës me gojë për këto dy kandidatura, pas kërkesës që mbërriti pranë Njësisë Përgjegjëse nga njëri prej kandidaturave, i prekur me COVID-19, Komiteti i Përhershëm i Pranimit miratoi shtyrjen deri në një afat të pacaktuar të datës së testimit dhe të intervistës me gojë për këtë procedurë.Ndërkohë që edhe dy nga anëtarët e këtij Komiteti përgjatë kësaj kohe u prekën nga ky infeksion.

 

Pas rinjoftimit të Njësisë Përgjegjëse, nga ana e të sipërpërmendurve, të prekur nga epidemia COVID-19, se ishin në dispozicion të Shkollës së Magjistraturës për t’u përfshirë në këtë procedurë rekrutimi, Shkolla e Magjistraturës, njofton se:

  • vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 1.3.2021, ora 09.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
  • intervista me gojë do të zhvillohet në datën 1.3.2021, ora 12.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

Në përputhje me pikën 11 të kreut IV të VKM nr.243, dt.18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive(i ndryshuar), në intervistën e strukturuar me gojë do të përfshihen vetëm kandidati/kandidatët që ka/kanë grumbulluar më shumë se 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit sëbashku.

 

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.