Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut V, neni 26, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për konkursin e zhvilluar për lëvizje paralele njofton se:
- Për pozicionin 1 (një) vend vakant “Drejtor i Drejtorisë së Formimit Profesional” nuk ka kandidatë fitues.
Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut IV, neni 22, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut IV të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për konkursin e zhvilluar për lëvizje paralele njofton se:
- Për pozicionin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për praktikën paraprofesionale dhe profesionale” nuk ka kandidatë fitues.
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist i Mirëmbajtjes së Teknologjisë së Informacionit”, si më poshtë:
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Mirëmbajtjes së Teknologjisë së Informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 27.12.2024, janë znj. Adela Nako dhe z.Joni Malolli. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se këta kandidatë i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu II “Pranimi në shërbimin civil” dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
- Adela Nako
- Joni Malolli
Për sa më sipër, njoftojmë se:
- vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 24.1.2025, ora 09.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
- intervista me gojë do të zhvillohet në datën 24.1.2025, ora 12.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.