Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, pika 6, Shkolla e Magjistraturës më datë 19.11.2019 ju ka njoftuar në rrugë elektronike dhe shkresore për zhvillimin më datë 26.11.2019 të intervistës me gojë të kandidaturës së përzgjedhur në procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend vakant “Specialist arkiv-protokolli/Sekretar drejtori”. Nisur nga situata emergjente e krijuar pas fatkeqësisë natyrore të ndodhur më dt.26.11.2019, gjejmë me vend t’ju njoftojmë shtyrjen e kësaj procedure deri në një njoftim të mëvonshëm.