Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Mirëmbajtjes së Teknologjisë së Informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës ju njoftojmë se për shkaqe objektive data 24.1.2025, e njoftuar më herët për zhvillimin e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, shtyhet për në datën dhe oraret e mëposhtme:
- vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 27.1.2025, ora 09.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
- intervista me gojë do të zhvillohet në datën 27.1.2025, ora 12.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.