Shërbime Punësimi
Shërbimet e Punësimit dhe Migracionit ofrohen si më poshtë:
I. Shërbimet e Punësimit
Shërbimet që ofron Agjencia Kombëtare E Punësimit dhe Aftësive janë shërbime publike që ofrohen nga Zyrat e Punësimit në të gjithë Republikën e Shqipërisë si për:
- punëkërkuesit dhe
- për punëdhënësit.
Shërbimet e punësimit ofrohen në bazë të Ligjit Nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, i ndryshuar.
Shërbimet e Punësimit përfshijnë veprimtaritë e mëposhtme:
a) Informim për vendet e lira të punës;
b) Ndërmjetësim për punësim;
c) Këshillim dhe orientim për punë dhe profesion.
“Punëkërkues” është çdo person i papunë, i disponushem për punësim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatëse të punësimit, përfshirë edhe personat, të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë një punë të re.
Shërbimet që ofrohen për punëkërkuesit janë:
- Informacion dhe këshillim;
- Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim;
- Pjesëmarrje në një trajnim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës;
- Shërbime ndërmjetësimi etj.
Sistemi online për punëkërkuesit:
- Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pavarur një llogari në sistem;
- Jep mundësinë për të kërkuar vende të lira pune;
- Jep mundësinë e plotësimit të një CV në sistem sipas formatit online (model i ngjashëm me BE-në).
Shërbimet që ofrohen për punëdhëdhësit janë:
- Japim informacion mbi tregun e punës;
- Regjistrojmë dhe publikojmë vendet e lira të punës;
- Ofrojmë kandidatë të mundshëm për rekrutim;
- Japim informacion për programet e ndryshme të tregut të punës, si. psh, për programet e nxitjes së punësimit, të formimit dhe arsimit profesional etj.
Sistemi online për punëdhëdhësit:
- Jep mundësinë që të krijojnë në mënyrë të pavarur një llogari në sistem;
- Të publikojë një vend të lirë pune;
- Të kërkojë për punëkërkues të përshtatshëm si dhe t’i dërgojë ftesë një punëkërkuesi.
II. Shërbimet e Migracionit
Shërbimet e migracionit ofrohen në dy drejtime kryesore:
1 . Në fushën e Imigrimit
Zbatohet Ligji 79/2021 “Për të Huajt”, i cili rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, punësimit, trajtimit dhe të daljes së të huajve nga Republika e Shqipërisë.
Subjekt i këtij Ligji janë të gjithë shtetasit e huaj që synojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kanë si qëllim transitimin, punësimin, studimin apo ripranimin. Këta të huaj trajtohen në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
2. Në fushën e Emigrimit
Qëllimi është sigurimi i një kthimi të qëndrueshëm për emigrantët përmes mbështetjes së proçesit të riintegrimit pavarësisht formës së kthimit. Ngritja dhe funksionimi i rrjetit të sporteleve të Migracionit është pjesë e rëndësishme e mekanizmit të mbështetjes për riintegrim.