Kualifikime Profesionale
KUALIFIKIME PROFESIONALE
Sistemi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) është tërësia e institucioneve të AFP-së që ofrojnë kualifikime dhe aftësi profesionale si dhe institucionet e tjera që sigurojnë cilësinë dhe mbarëvajtjen e këtij sistemi.Qëllimi i ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) është përgatitja dhe aftësimi i të rinjve por edhe të individëve të tjerë të pa punë etj., me aftësi e kualifikime profesionale. Sistemi i Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) ofron lloje dhe nivele të shumëllojshme të kualifikimeve, të përshtatura për grupe të ndryshme, duke njohur nivelin e tyre të njohurive të përftuara më parë.
Kualifikimet profesionale në Arsimi dhe Formimi Profesional (AFP) përmbajnë nivelet 2, 3, 4 dhe 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK). Arsimi dhe Formimi Profesional (AFP) kombinon arsimin me praktikën profesionale, e cila i pajis individët me njohuri e shprehi tё veçanta, si dhe me kompetenca të gjera qё kёrkohen pёr t’u punёsuar nё njё profesion tё caktuar dhe pёr t’u integruar nё tregun e punёs.
Arsimi profesional fillon pas përfundimit të arsimit bazë, ofrohet nga institucionet ofruese të AFP dhe është me kohëzgjatje 2 – 4-vjeçare dhe ofron nivelet e mëposhtme:
a) Me përfundimin e arsimit profesional bazë, i orjentuar sipas drejtimeve të gjera profesionale, me kohëzgjatje 2 vite shkollore pas përfundimit të arsimit bazë, mund të përftohet niveli 2 i KSHK-së. Ky nivel arsimor përfundon me certifikatë të përgatitjes bazë profesionale dhe lejon kalimin në nivel më të lartë të arsimit profesional ose në tregun e punës.
b) Me përfundimin e arsimit profesional, i orientuar sipas profileve profesionale për çdo drejtim profesional, me kohëzgjatje 2 vite shkollore, mund të përftohet niveli 3 dhe 4 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve KSHK-së, pas përfundimit të arsimit profesional bazë. Ky nivel arsimor përfundon me çertifikatën e punëtorit të kualifikuar, teknikut/menaxherit në profesionin përkatës dhe/ose me diplomën e maturës shtetërore profesionale, dhe lejon kalimin në tregun e punës edhe në arsimin e lartë.
c) Me përfundimin e arsimit profesional, i orientuar sipas drejtimeve profesionale me kohëzgjatje 1-2 vite shkollore, mund të përftohet niveli 5 Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK-së). Ky nivel arsimor përfundon me çertifikatën e nivelit të 5 të KSHK-së si punëtor i kualifikuar, teknik/menaxher në profesionin përkatës dhe lejon kalimin në tregun e punës edhe në arsimin e lartë.
Kualifikimet profesionale në nivelin e II,III dhe IV në KSHK (të Mesëm), 2022-2023
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
Profesionale ‘’Kamëz’’ | Hoteleri-Turizëm |
Shërbime mjetesh transporti | |
Bujqësi | |
Shërbime sociale dhe shëndetësore | |
Teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK) -pilot GIZ | |
Elektroteknikë | |
‘’26 Marsi’’ | Mekanikë |
Termohidraulike | |
‘’Hoteleri-Turizëm’’ | Hoteleri-Turizëm |
Teknologji ushqimore | |
‘’Gjergji Canco’’ | Elektroteknikë (integruar me Elektronikën) |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
‘’Hermann Gmeiner’’ | Inxhinieri informatike softwaresh |
‘’Teknike Ekonomike ‘’ | Tekstil-konfeksione |
Ekonomi – Biznes | |
‘’Karl Gega’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Mekanikë | |
Termohidraulike | |
Përpunim druri | |
Ndërtim | |
Gjeodezi |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Stiliano Bandilli’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Mekanikë | |
Elektroteknikë | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
Termohidraulike | |
‘’Kristo Isak ‘’ | Hoteleri-Turizëm |
Shërbime sociale dhe shëndetësore |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Beqir Çela’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Elektroteknikë | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
Termohidraulike | |
Mekanikë | |
‘’Hysen Çela’’ | Hoteleri-Turizëm |
Tekstil-konfeksione | |
Teknologji ushqimore | |
Detari | |
Ekonomi – Biznes | |
‘’Charles Telford Erickson’’ | Bujqësi |
Ekonomi – Biznes | |
Veterinari |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Ali Myftiu’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Mekanikë | |
Elektroteknikë | |
Ndërtim | |
‘’Sali Ceka’’ | Hoteleri-Turizëm |
Tekstil-konfeksione | |
Termohidraulike | |
Ekonomi – Biznes | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
‘’Mihal Shahini’’ | Bujqësi |
Veterinari |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Petro Sota’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Mekanikë | |
Elektroteknikë | |
Teknologji kimike | |
Termohidraulike | |
Kërkim, shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
‘’Rakip Kryeziu’’ | Bujqësi |
Shërbime sociale dhe shëndetësore | |
Shërbime mjetesh transporti | |
Veterinari | |
‘’Hasan Gina’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Elektroteknikë | |
Termohidraulike | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Havzi Nela’’ pjesa e AP | Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Isuf Gjata’’ | Hoteleri-Turizëm |
Ekonomi – Biznes | |
‘’Demir Progri’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Mekanikë | |
Elektroteknikë | |
‘’Irakli Terova’’ | Bujqësi |
Veterinari | |
‘’Ndërtim’’ | Ndërtim |
Termohidraulike | |
‘’Fan.S.Noli’’ | Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) |
‘’Enver Qiraxhi’’ | Hoteleri-Turizëm |
Mekanikë | |
Elektroteknikë | |
Bujqësi |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Arben Broci’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Mekanikë | |
Elektroteknikë | |
Ndërtim | |
Termohidraulike | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
‘’Hamdi Bushati’’ | Hoteleri-Turizëm |
Tekstil-konfeksione | |
Ekonomi – Biznes | |
‘’Kolë Margjini’’ | Përpunim druri |
Pyje | |
‘’Ndre Mjeda’’ | Teknologji ushqimore |
Bujqësi | |
Veterinari |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Industriale ‘’ | Termohidraulike |
Mekanikë | |
‘’Kolin Gjoka’’ | Hoteleri-Turizëm |
Teknologji ushqimore | |
Ekonomi – Biznes | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
Shërbime sociale dhe shëndetësore |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Nazmi Rushiti ‘’ | Gjeologji Miniera |
Teknologji ushqimore | |
Shërbime sociale dhe shëndetësore | |
Ekonomi – Biznes | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
Hoteleri-Turizëm |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Antoni Athanas’’ | Hoteleri-Turizëm |
Ekonomi – Biznes | |
‘’Pavarsia’’ | Shërbime mjetesh transporti |
Mekanikë | |
Elektroteknikë | |
Termohidraulike | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) | |
‘’Tregtare’’ | Hoteleri-Turizëm |
Ekonomi – Biznes |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
‘’Thoma Papapano’’ | Shërbime Mjetesh Transporti |
Elektroteknikë | |
Termohidraulike | |
Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK) |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
’’Stiliano Bandilli ’’ | Diagnostikim – Menaxhim në autoservis |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
’’Teknike Ekonomike’’ | Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme |
’’Teknike Ekonomike’’ | Dizenjim mode |
Shkolla e mesme profesionale | Drejtimi |
’’Pavarsia’’ | Diagnostikim – Menaxhim në autoservis |
Për informacion të detajuar për programet mësimore që ofrohen në sistemin publik të AFP-së klikoni në linkun :
AKAFPK | Tabela e strukturës së Skeletkurrikulave të AP – 2022-2023
Në vijim ju vjen në ndihmë linku i aplikimit on-line për tu rregjistruar në klasën e 10-të
Për Arsimin Pas të Mesëm
Aplikimi për një kualifikim pas të mesëm, duhet të kryhet nga i interesuari, pranë shkollës që e ofron këtë kualifikim.
Dokumentacioni që duhet të paraqitet në sekretarinë e shkollës për regjistrim është:
a) fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollimit të mëparshëm;
b) kërkesë me shkrim për profilin mësimor pas të mesëm që do të ndjekë.
Formimi profesional
Kurset profesionale konsiderohen kualifikime profesionale afat shkurtër që ofrohen nga Drejtoritë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik, (DROFPP) për kategori individësh të ndryshëm.
Kurrikula e këtij kursi është kurrikul e unifikuar në nivel kombëtar, e hartuar nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional &Kualifikimeve (AKAFP&K) dhe e miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ofrohet në të njëjtin format nga të gjtihë ofruesit publik të formimit profesional. Kohëzgjatja e kursit është 360 orë mësimore gjithsej, ku 1 orë mësimore është 45 min dhe zhvillohet 4 orë në dite/ 5 ditë në javë, nga e hëna deri të premte. Pas përfundimit me sukses të kursit, ju pajiseni me dokumentin “Çertifikatë e Kursit të Unifikuar„ “Instalim dhe mirëmbajtje e rrjetit elektrik„, dokument i cili njihet në nivel kombëtar. Për t’u njohur më shumë me kurrikulën e kursit në fjalë, ju mund të vizitoni faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), nëpërmjet linkut: Kurse Profesionale të Unifikuara – AKPA
Për detaje të tjera më të hollësishme, mund të merrni kontakt me DROFPP-të, të dhënat e kontaktit të të cilëve i gjeni në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) nëpërmjet linkut: Kurse Profesionale të Unifikuara – AKPA
Procesi i regjistrimit në një kurs formimi profesional në një nga drejtoritë rajonale të ofrimit të formimit profesional publik (DROFPP) kryhet deri në një ditë para datës së fillimit të kursit dhe në cdo kohë, por duke aplikuar sipas një procedure, e cila bëhet në dy mënyra:
1. Nëse jeni i/e papunë, për të përfituar falas një kurs formimi profesional në këto institucione, ju duhet të jeni i/e regjistruar si punëkërkues i/e papunë (pu.pa) në Zyrën e Punësimit pranë rajonit ku banoni, dhe nëse jo, ju ftojmë të regjistroheni si punëkërkues i/e papunë në Zyrën e Punësimit pranë vendbanimit tuaj. Aplikimi për regjistrim bëhet vetëm on-line nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për regjistrim si punëkërkues i/e papunë. Pasi të keni kryer regjistrimin, duke u paraqitur fizikisht pranë Zyrës së Punësimit ku banoni, specialistët e shërbimit do ju referojnë në një nga DROFPP-të në vend, për t’u regjistruar në një nga kurset e formimit profesional.
2. Në rast se nuk jeni i regjistruar si punëkërkues i papunë (pu.pa) apo jeni i/e punësuar ose i vetpunësuar, ju e përfitoni kursin kundrejt një pagese minimale. Aplikimi për regjistrim bëhet vetëm on-line në portalin qeveritar e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Aplikim për regjistrim në kurs formimi profesional”.
Në vijim ju vjen në ndihmë linku i aplikimit on-line për tu rregjistruar në një nga kurset e Formimit Profesional Afatshkurtër
Pasi kryhet regjistrimi online për kursin e dëshiruar në portalin zyrtar e-Albania, çdo aplikant (qytetar) njoftohet dhe merr informacionin e duhur mbi kursin që aplikon, nga drejtoria përkatëse së cilës i është drejtuar nëpërmjet tre opsioneve:
a.) adresës së e-mailit;
b.) hapësirës “Mesazhet e mia” në portalin e-Albania;
c.) ose me sms në numrin e celularit të shënuar në aplikim.
Për t’u njohur më shumë me kalendaret e kurseve në vijimësi dhe me tarifat përkatëse, ju mund të vizitoni faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (puna.gov.al)