Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit të ankimit, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;
- 1 (një) Specialist për Raportimet pranë Bashkimit Europian”, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1
Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:
- Erina Shira
- Pjerin Prendi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 11.11.2024, ora 13:30, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 11.11.2024, ora 15:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, kërkesave të veçanta të shpallura për konkurim dhe të përfundimit të procesit të ankimimit, njofton se, për pozicionin;
- 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1
Nuk ka asnjë kandidaturë të kualifikuar.
Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 24, shkronja “b”, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të ankimit, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;
- 1 (një) Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria e ulët drejtuese, klasa II-1
Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:
- Suela Prençi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 08.11.2024, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 14, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, në përfundim të procesit të ankimimit, njofton se, për pozicionin;
- 1 (një) Specialist i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes, në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ndërlidhjes për Hetime të Përbashkëta, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1
Kandidati fitues është si më poshtë:
- Skerdi Sheshi