Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve – Vende te lira pune

Tiranë, më    09.07.2019

 ZYRËS RAJONALE TË PUNËSIMIT TIRANË

Rr. “Vllazën Huta”, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë

Ju informojmë se, në Qëndrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhërin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit nr. 19521/1, datë 16.05.2019 “Për miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe pergjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, si dhe Vendimit Nr. 5241/1, datë 18.02.2019 “Për miratimin dhestrukturën e organikës së Qendrës Ekonomike të Zhvillim dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallen 6 (gjashtë) vende të lira pune për Edukatore.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Edukatore, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e mesëm Infermieri ose të lartë Infermieri, Mësuesi (Parashkollor, CIU), Shkenca Sociale (Psikologji, Punë Sociale).

-Të ketë eksperiencë pune në lidhje me fëmijërinë e hershme.

 

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë  18.07.2019.

* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al.

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve

 
Bashkia Tiranë