QËNDRA EKONOMIKE E ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT TË FËMIJËVE – Vënde të lira pune

QËNDRA EKONOMIKE E ZHVILLIMIT DHE EDUKIMIT TË FËMIJËVE

 

Ju informojmë se, në Qëndrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhërin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit nr. 17381, datë 06.06.2016 “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve”, njësi në varësi të Bashkisë Tiranësi, si dhe Vendimit Nr. 122, datë 23.11.2017 “Për një shtesë në numrin e punonjësve të Qendrës Ekonomike për Zhvillim dhe Edukimit të Fëmijëve ”, shpallen 10 (dhjetë) vende të lira pune për Edukatore.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Edukatore, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e mesëm Infermieri ose të lartë Infermieri, Mësuesi (Parashkollor, CIU), Shkenca Sociale (Psikologji, Punë Sociale).

-Të ketë eksperiencë pune në lidhje me fëmijërinë e hershme.

 

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 29.03.2019.

* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al