Qëndra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Bashkia Tiranë – VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe Urdhrit Nr. 4285/1, datë 28.01.2020 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, VKB nr. 159, dat 26.12.2019 “Për emërtimin dhe miratimin e stemave të drejtorive të përgjithshme të punëtorëve të qytetit dhe Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucione në varësi të Bashkisë Tiranë”, shpallen ;

2 (dy) vende të lira pune për Sanitare në çerdhe (Kategoria/ Klasa I)

 

2 (dy) vende të lira për Nd/ kuzhiniere në çerdhe. (Kategoria/ Klasa III)

 

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi
  • Disa nga detyrat që duhet të kryejë një sanitare në çerdhe janë:
  1. Ruan standartet e pastërtisë në mjediset e brendshme dhe të jashtme të çerdhes.
  2. Zbaton detyrat dhe udhëzimet që i jep Përgjegjësja e Çerdhes dhe edukatorja.
  3. Pastron dhomat e fëmijëve dhe gjithë ambientet e tjera, anekset dhe oborrin përreth çerdhes.
  4. Kujdeset për larjen e materialeve të buta.
  5. Kujdeset për ngrohjen e mjediseve të ndenjes së fëmijëve.
  6. Kujdeset për pastrimin dhe gjelbërimin e mjediseve të jashtme të çerdhes.
  7. Njeh dhe zbaton rregulloren e brendshme të institucionit.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si sanitare në çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

  • Arsimi i duhur ( I mesëm).

 

  • Disa nga detyrat që duhet të kryejë një nd/ kuzhiniere në çerdhe janë:
  1. Është përgjegjëse për rregullin dhe higjenën në kuzhinë.
  2. Kryen procesin e larjes së eneve dhe mjeteve të tjera të kuzhinës.
  3. Parapërgatit të gjithë artikujt ushqimorë për gatim.
  4. Ndihmon kuzhinieren në procesin e gatimit.

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si nd/ kuzhiniere në çerdhe, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

  • Arsimi i duhur ( I mesëm ) dhe kualifikime në fushën e kulinarisë.

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 23.02.2020.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin Tuaj.

* Aplikimi behet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin e dëshiruar tek e-mail: femijet@tirana.al.