Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Bashkia Tiranë – VENDE TE LIRA PUNE

Ju informojmë se, në Qëndrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve Bashkia Tiranë, në zbatim të organigramës miratuar me Urdhrin Nr. 25311/2, datë 29.06.2018. “Për Miratimin e Nivelit të Pagave të Punonjësve të Qëndrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Institucion në Varësi të Bashkisë së Tiranës”, sipas kategorizimit të pagave, në strukturën bashkëlidhur këtij urdhëri, Vendimit Nr. 19521/1, datë 16.05.2019, “Për miratimin e Rregullores për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e administratës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, si dhe Vendimit Nr. 5241/1, datë 18.02.2019 “Për miratimin dhe strukturën e organikës së Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë ”, shpallet 1 (një) vend i lirë pune për Specialist I (i parë) të Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, (Kategoria/ Klasa III-b, Grupi 1/2)

Dokumentacioni i kërkuar në dosjen personale, në momentin që aplikanti shpallet fitues:

  1. CV
  2. Vërtetim banimi
  3. Çertifikatë personale dhe familjare
  4. Dëftesë/ Diplomë + listë notash (kopje të noterizuara)
  5. Çertifikata,kualifikime etj (nëse dispononi)
  6. Librezë pune origjinale
  7. Raport mjeko – ligjor
  8. Dëshmi penaliteti (deri në momentin e paisjes me dëshmi penaliteti, fotokopje të kuponit të aplikimit në postë)
  9. 2 fotografi

Disa nga detyrat që duhet të kryejë një Specialist I (i parë) i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve janë:

 

  • Kryen veprimet për pranimet dhe largimet nga puna të punonjësve të institucionit, në përputhje me urdhrat e Drejtorit të Përgjithshëm, duke zbatuar Kodin e Punës dhe kontratën individuale të punës.
  • Plotëson librin e regjistrimit të punonjësve në bazë të dokumentacionit përkatës që duhet të paraqesë i punësuari, si edhe librezën e punës.
  • Mban dokumentacionin e plotësuar mbi strukturën organizative të institucionit, reflekton ndryshimet çdo 6 muaj, plotëson dhe ndjek nënshkrimin e kontratave individuale të punës për çdo punonjës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Ndjek shpërndarjen e pagave sipas strukturës organizative në bashkëpunim me Sektorin e Financës dhe informon përgjegjësin kur konstaton shkelje.
  • Përgatit dhe dërgon çdo tre muaj në Zyrën Rajonale të Punësimit Deklarimin e punëmarrësve.
  • Plotëson dokumentacionin për pensionet e pleqërisë dhe ato të përkohshme dhe I përcjell ato në Sigurimet Shoqërore.
  • Përgatit dokumentacionin për propozimet që bëhen për ndihma ndaj punonjësve në raste fatkeqësish, aksidentesh apo sëmundjesh……etj.

 

 

 

Për sa më sipër sqarojmë se:

Për pozicionin e punës si Specialist I (i parë) i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, duhen plotësuar kriteret e mëposhtme:

-Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Drejtësi/ Ekonomi (Master).

-Të ketë eksperiencë pune të mëparshme.

Afati për dërgimin e CV- ve është deri më datë 02.01.2020.