PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 24, shkronja “b”, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe konkurrimit nga jashtë shërbimit civil, si dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria e ulët drejtuese, klasa III-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

1. Edvin Shvarc

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 12.12.2025, ora 10:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 12.12.2025, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.