PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, VERIFIKIM PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 4, shkronja “b”, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 1 (një) Specialist i Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria ekzekutive, Klasa IV-1

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

1. Ndue Tusha

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 07.11.2025, ora 10:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 07.11.2025, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

Në mbështetje të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të nenit 7, të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njofton se procedura për pranimin në shërbimin civil për pozicionin;

  •  1 (një) Specialist IT, në Sektorin e Sistemeve, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1

Mbyllet për shkak të plotësimit me procedurën e lëvizjes paralele.