PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, VENDE TE LIRA PUNE

Në mbështetje të ligjit nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, të ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive në pozicionet:

  • 1 (një) Specialist në Sekretarinë Administrative, Kategoria ekzekutive, Klasa IV-1
  • 1 (një) Specialist Protokolli, në Sektorin e Protokoll/Arkiv, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria ekzekutive, Klasa IV-1

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 2. shpallja specialist protokolli date 02.06.2026 2. shpallja specialist administrate date 08.06.2026