Në mbështetje të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, të pikës 9, shkronja “b”, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore, e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;
- 1 (një) Specialist për Raportimet pranë Bashkimit Europian”, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, Kategoria ekzekutive, klasa IV-1
Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:
- Pjerin Prendi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 11.11.2024, ora 13:30, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 11.11.2024, ora 15:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë