PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të pikës 24, shkronja “b”, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të afatit për verifikim paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se, për pozicionin;

  • 1 (një) Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Dokumentacionit dhe Shërbimeve, Kategoria e ulët drejtuese, klasa II-1

 

Lista e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është si më poshtë vijon:

  1. Suela Prençi

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 08.11.2024, ora 12:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 08.11.2024, ora 14:00, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, adresa: Rruga “Jordan Misja”, Nr. 1, Tiranë.