PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR VITIN 2021

Në zbatim të Programit të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, AKPA në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP  Nr.45 datë 29.03.2021, ka njoftuar në lidhje me fondin e akorduar nga Buxheti i Shtetit për Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2021 dhe hapjen e aplikimeve për punëdhënësit e interesuar.

Në zbatim të VKM-së Nr.348, datë 29.04.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit nëpërmjet vetëpunësimit”, Kreu III, “Rregullat dhe procedurat për përfitimin e programit të vetëpunësimit”, pika 1, “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive nëpërmjet  strukturave të saj, publikon informacionin e nevojshëm në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe më platforma të tjera në lidhje me zbatimin e programit dhe zhvillon fushatë informuese për aplikim për të gjithë personat e interesuar, për mundësinë e pjesëmarrjes si dhe kriteret dhe proçedurat e aplikimit” dhe pika 2 “Afati për të aplikuar në këte program për të gjithë punëkërkuesit e papunë, është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes”, AKPA njofton shpalljen e thirrjes dhe nëpërmjet strukturave të saj fton të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në zyrat vendore të punësimit të cilët kanë një ide biznesi të marrin pjesë në këtë konkurim.

· Punëkërkuesit me të drejtë aplikimi duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1.Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturen vendore të punësimit.

2.Ka një ide biznesi, e cila nuk është në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës dhe që deklarohet në bazë të formulari të posaçëm.

· Punëkërkuesit duhet të paraqesin pranë strukturës përkatëse vendore të punësimit ose të ngarkojë në mënyrë elektronike dokumentat:

1.Formularin e aplikimit;

2.Vërtetim që personi nuk ka detyrime tatimore;

3.Kopje të dokumentit identifikues.

Fondi i nxitjes së punësimit sipas kreut I pika 3 mbulon shpenzimet për:

1.Grantin për hapjen e biznesit të ri

2.Vlerësimin e planit të biznesit

Programi i Vetëpunësimit për vitin 2021 do të zbatohet në 12 Drejtoritë Rajonale të AKPA-s

 

Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithe punëkërkuesit e papunë të interesuar eshtë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.

 

 Shpallur në Buletinin Nr. 140 datë 20 Shtator 2021 të  Agjencisë së Prokurimit Publik