NJOFTIM
Në zbatim të Ligjit Nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, paketës ligjore për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, Programit të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në programet aktive të tregut të punës, për vitin 2022 nga Buxheti i Shtetit është akorduar fondi prej 550 milion lekë për programet e nxitjes së punësimit.
Mbështetur në miratimin e planifikimit dhe shpërndarjes së fondeve dhe të treguesve të monitorueshëm për programet e nxitjes së punësimit për vitin 2022, të përgatitur nga AKPA dhe miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me shkresë nr.485/1 prot, datë 06.04.2022 të “Shpërndarjes së fondeve dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022“
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive hap aplikimet për programet e nxitjes së punësimit për vitin buxhetor 2022 duke njoftuar të gjithë punëdhënësit e interesuar.
Aplikimi online në portalin e-albania për VKM Nr.17, datë 15.01.2020 dhe VKM Nr. 608, datë 29.07.2020
• Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.17, datë 15.01.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit nëpërmjet punësimit, formimit në punë dhe praktikave profesionale”i ndryshuar;
• Vendimit Nr. 608, datë 29.07.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19”, i ndryshuar.
Aplikimi online në portalin https://puna.gov.al/profili/punedhenes/nxitjaPunesimit për VKM Nr.535, datë 08.07.2020 ose në zyrat përkatësë të institucionit përgjegjës për punësim dhe aftësitë në programet sipas VKM-ve si më poshtë:
• Vendimit Nr. 535, datë 8.7.2020 “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e Programit të Punëve Publike në Komunitet”.
Aplikimi online në portalin https://puna.gov.al/profili/punekerkues/programVetepunesimi për VKM Nr.348, datë 29.04.2020 ose në zyrat përkatësë të institucionit përgjegjës për punësim dhe aftësitë në programet sipas VKM-ve si më poshtë:
• Vendimit Nr. 348, datë 29.4.2020 “ Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes nëpërmjet Vetëpunësimit”;
Afati për të aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin për të gjithë punëdhënësit e interesuar fillon nga data 19.04.2022, e publikimit të Njoftimit në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së.
Bashkëlidhur gjeni : Publikimi në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP-së
Bashkëlidhur gjeni “Shpërndarja e Fondit dhe pjesëmarrësve në Programet e Nxitjes së Punëimit për vitin 2022”.