Organizimi

Organizimi

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, organizon veprimtarinë e tij nëpërmjet:

  • Drejtoria Qendrore e AKPA-së;
  • 12 Drejtori Rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive;
  • 10 Drejtori Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik.

Misioni   i   AKPA-së   është   të   sigurojë përmbushjen e të drejtës së shtetasve shqiptarë, të huaj dhe pa shtetësi të huaj, që kanë përfituar statusin e refugjatit si dhe të azilkërkuesit në territorin e Republikës së Shqipërisë, për t’u trajtuar me shërbime dhe programe publike të punësimit, të vetëpunësimit dhe të kualifikimeve profesionale, me qëllim gjetjen e një pune të përshtatshme, brenda dhe jashtë vendit, si dhe ofrimin e këtyre shërbimeve.

Këshilli Konsultativ për Punësimin është organ këshillimor që ngrihet pranë AKPA-s me përfaqësimin e organizatave të punëdhënësve, organizatave sindikale, si dhe institucioneve shtetërore.

Këshilli kryesohet nga ministri dhe përbëhet nga 11 anëtarë si më poshtë:

a) 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat;

b) 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale;

c) 1 përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin;

ç) 1 përfaqësues nga inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës;

d) 1 përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

dh) 1 përfaqësues nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore;

e) 2 përfaqësues nga organizatat më të përfaqësuara sindikale;

ë) 2 përfaqësues nga organizatat më të përfaqësuara të punëdhënësve.

STRUKTURA E AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE​