Njoftimin mbi shpalljen e thirrjes për aplikim për programin e Vetepunësimit për vitin 2022

Në zbatim të Programit të Qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për aplikimin në Programet e Nxitjes së Punësimit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në Buletinin e Njoftimeve Publike, Nr.50, datë 19.04.2022, njoftoi për hapjen e aplikimeve për programet e Nxitjes së Punësimit për vitin 2022, me fondin prej 550 milion lekë, të akorduar nga Buxheti i shtetit.

Në zbatim të VKM 348, datë 29.04.2020, “Për procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit, nëpërmjet vetëpunësimit”, Kreu III, “Rregullat dhe procedurat për përfitimin e programit të vetëpunësimit” pika 1, AKPA, nëpërmjet strukturave të saj, hap shpalljen e thirrjes ku fton të gjithë punëkërkuesit e papunë e regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimit, që kanë një ide biznesi, të marrin pjesë në këtë program.

Afati i aplikimit në programin e Vetëpunësimit për të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat Vendore të Punësimi  është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në Buletinin e Njoftimeve Publike.

 

Aplikuesi duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Është punëkërkues i papunë i regjistruar në strukturën vendore të punësimit;
  2. Ka një ide biznesi e cila nuk  është  në kundërshtim me kriteret e konkurrueshmërisë, të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Punës, dhe që deklarohet në bazë të një formulari të posaçëm.

 

Aplikimi do të bëhet në portalin puna.gov.al, në adresën:

 

https://puna.gov.al/profili/punekerkues/programVetepunesimi

 

Shpallur në buletinin NR 129, Datë 19.09.2022

 

Lista e Fituesve programi vetepunesim viti 2022