AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE
NJOFTIM:
MBI OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË PUNËSIMIT NGA ZYRAT E PUNËSIMIT VETËM GJATË SITUATËS SË JASHTËZAKONSHME
Tё nderuar qytetarё,
Agjencia Kombёtare e Punёsimit dhe Aftёsive (AKPA),
Nё zbatim tё Vendimit tё Kёshillit tё Ministrave nr. 243, dt.24.03.2020 “Pёr shpalljen e gjendjes sё fatkeqёsisё natyrore”, tё Akteve Normative me fuqinё e ligjit tё Kёshillit tё Ministrave, tё VKM nr. 254, datё 27.03,2020 “Pёr pёrcaktimin e procedurave, tё dokumentacionit dhe tё masёs sё pёrfitimit tё ndihmёs financiare pёr tё punёsuarit nё subjektet e biznesit me tё ardhura vjetore deri nё 14 milion lekё, ndihmёs ekonomike dhe tё pagesёs sё tё ardhurёs nga papunёsia gjatё periudhёs sё fatkeqёsisё natyrore, te shpallur si pasojё e COVOD-19”, Kreu IV/pika 3, tё VKM nr.237, datë 20.3.2020 “Për një shtesë në vendimin nr.511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, të ndryshuar, si edhe tё Urdhrit tё Ministrit tё MFE, nr 87, datё 02.04 nё vijim tё vendosjes sё situatёs sё jashtёzakonshme tё krijuar nga epidemia COVID-19 ;
1. Tё gjitha shёrbimet e punёsimit do tё ofrohen nёpёrmjet komunikimit nё distancё (e-albania, poste elektronike apo postё) pёr tё lehtёsuar komunikimin tuaj me ne si dhe pёr tё mbrojtur jetёn tuaj dhe tё stafit nga infektimi nё kёtё situatё qё ndodhemi.
2. Shёrbimet e punesimit pёr aplikim pёr rregjistrimin si punёkёrkues, do tё vazhdojne tё kryhen nёpёrmjet e-albania. Ndёrkaq per realizimin e intervistes se aplikuesit do tё pёrdoren mjetet e komunikimit ne distancё, tel, email, etj. Nёse gjatё procesit tё punёs lind nevoja pёr dokumenta tё ndryshёm nga aplikuesi, do tё sigurohen nёpёrmjet postes elektronike apo shёrbimit postar
3. Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё jashtёzakonshme, tё gjithё personat qё duan tё marrin “Vёrtetim si punёkёrkues i papunё” me arsyen tё pёrfitojnё ndihmё ekonomike nuk ёshtё e nevojshme tё paraqiten pranё Zyrave tё Punёsimit pasi ёshtё dakordёsuar me Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Shёrbimit Social Shtetёror, qё ky proces do tё bёhet mё vonё nga dy drejtoritё.
4. Nё zbatim tё VKM.nr. 254, datё 27.03,2020,Kreu iV/pika 3 do tё ketё dyfishim te pagesёs sё papunesisё vetёm per ata aplikantё qё kanё rezultuar nё skemё ose kane aplikuar per te pёrfituar nga pagesa e papunёsisё para datёs 10 Mars, dhe kёto efekte do tё fillojnё vetёm pas datёs 1 prill me kohezgjatje jo mё shumё se 3 muaj. Personat qё do tё aplikojnё tani do te trajtohen sipas VKM nr.161, pra jo me pagesё dyfishe.
5. Pёrjashtimisht, pёr situatёn e jashtёzakonshme, tё drejtёn pёr tё aplikuar e kanё Individёt, si edhe subjektet qё i kishin tё punёsuar me qёllim pёr t’i ardhur nё ndihmё qytetarёve pёr lehtёsimin e dokumentacionit e procedurave.
Si subjekt:
Subjektet duhet tё paraqesin, pranё zyrёs pёrkatёse tё punёsimit, listёn e personave qё kanё dalё tё papunё pёr shkak tё gjendjes sё jashtёzakonshme, duke marё autorizimin pёr seicilin prej tyre si dhe dokumentacionin si mё poshtё;
a) Emer, mbiemer;
b) ID e seicilit punonjёs;
c) daten deri kur i ka paguar sigurimet shoqerore;
d) numrin e llogarisё tё seicilit, bankёn ku ka llogari bankare.
Si Individ;
Individёt qё aplikojnё nё Zyrat e Punёs pёr tё pёrfituar Pagesёn e Papunёsisё do tё
paraqesin dokumentat e mёposhtёm nёpёrmjet postёs elektronike:
e) Emёr, mbiemёr;
f) ID e tij;
g) datёn deri kur ka paguar/i janё paguar sigurimet shoqerore;
h) numrin e llogarisё tё seicilit dhe bankёn ku ka llogari bankare;
Duke Ju falenderuar dhe uruar njё situatё sa mё tё lehtё pёr ju dhe familjet tuaja!