Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 32 pika 1, “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, kreut IV dhe VIII, pika 1 , si dhe vendimit të Byrosë nr. 13, datë 20.01.2026, “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, po ju përcjellim emrin e kandidatëve, që do të vazhdojnë konkurrimin për konkursin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” në Shërbimin e Sistemeve të Informacionit dhe Mbrojtjes Kibernetike.
Kandidatët që do të vazhdojnë konkurimin për konkursin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” në Shërbimin e Sistemeve të Informacionit dhe Mbrojtjes Kibernetike janë si më poshtë vijon:
1. Z. Dritan Kaloshi
2. Z. Renaldo Agolli
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët, konstaton se kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.
Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, në konkursin për pozicionin “shef sektori” në Sektorin e Teksteve dhe Akteve Normative, pranë Shërbimit të Komisioneve Parlamentare, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 07.10.2026, nuk është paraqitur asnjë kandidat.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”