Kuvendi Vend i lire pune

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist për marrëdhëniet dypalëshe”, në Shërbimin e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe.

Paga është e kategorisë III-b.

 

Përshkrimi i punës

  • Te kontribuojë për realizimin dhe çuarjen më përpara të marrëdhënieve dypalëshe të Kuvendit të Shqipërisë.
  • Të ofrojë një shërbim, sipas standardeve të cilësisë dhe kohës, për Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit lidhur me aktivitetet dypalëshe të Kuvendit.
  • Të ndjekë në vazhdimësi marrëdhëniet dypalëshe mes Kuvendit të Shqipërisë dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
  • Të përgatisë materialet bazë për vizitat e Kryetarit të Kuvendit në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kuvendit të Shqipërisë dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
  • Të bashkëpunojë me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit në ndihmë të deputetëve, gjatë pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dypalëshe.
  • Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Shqipërisë për realizimin me sukses të aktiviteteve dypalëshe. Të hartojë materialin përfundimtar të vizitës së kryer, ta dorëzojë në arkiv dhe tek Ministria e Jashtme.
  • Të ndjekë vizitat dypalëshe që parlamentarët e huaj bëjnë në Shqipëri, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe të kujdeset për të gjitha aspektet e realizimit me sukses të tyre.
  • Të hartojë dhe të arkivojë informacionin përkatës për vizitat në Shqipëri të parlamentarëve të huaj në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe.
  • Të ndjekë aktivitetin politik dhe zhvillimet e parlamenteve të vendeve të tjera, si dhe ta përcjellë në formën e informacioneve për bashkëpunimin ndërparlamentar, pranë Kabinetit dhe Kryetarit. Specialisti i shërbimit të marrëdhënieve dypalëshe është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe. Ai bashkëpunon me specialistët e tjerë të drejtorisë për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, për gjuhë e huaj anglisht/ frëngjisht/ gjermanisht ose marrëdhëniet ndërkombëtare.
  • Të jetë i specializuar për marrëdhëniet ndërkombëtare;
  • Të ketë njohuri shumë të mira te organizatave ndërkombëtare dhe ne veçanti te bashkëpunimit dypalëshe parlamentar;
  • Te ketë aftësi ne organizimin e konferencave dhe aktiviteteve te tjera dypalëshe;
  • Të zotërojë shumë mirë anglishten dhe një gjuhë tjetër të komunitetit Evropian (frëngjisht ose gjermanisht);
  • Te ketë aftësi shume te mira komunikuese dhe të punës ne grup;
  • Te ketë aftësi te punoje me cilësi nen presionin e kohës dhe ne situata komplekse.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit të punës.

  1. d)Pranimi i dokumentave do të bëhet deri nëdatën 08.01.2021
  2. dh)Në datën01.2021 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e)Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet01.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

  1. f)Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. g)Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën01.2021

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

 

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist për marrëdhëniet dypalëshe”, në Shërbimin e Marrëdhënieve Dypalëshe dhe Shumëpalëshe .

Paga është e kategorisë III-b.

  1. a)Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. b)Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. c)Konkurimi do të bëhetpër 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  1. Të jetë shtetas shqiptar.
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  3. Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  6. Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Te kontribuojë për realizimin dhe çuarjen më përpara të marrëdhënieve dypalëshe të Kuvendit të Shqipërisë.
  • Të ofrojë një shërbim, sipas standardeve të cilësisë dhe kohës, për Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit lidhur me aktivitetet dypalëshe të Kuvendit.
  • Të ndjekë në vazhdimësi marrëdhëniet dypalëshe mes Kuvendit të Shqipërisë dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
  • Të përgatisë materialet bazë për vizitat e Kryetarit të Kuvendit në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kuvendit të Shqipërisë dhe parlamenteve të vendeve të tjera.
  • Të bashkëpunojë me komisionet e përhershme parlamentare të Kuvendit në ndihmë të deputetëve, gjatë pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dypalëshe.
  • Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Shqipërisë për realizimin me sukses të aktiviteteve dypalëshe. Të hartojë materialin përfundimtar të vizitës së kryer, ta dorëzojë në arkiv dhe tek Ministria e Jashtme.
  • Të ndjekë vizitat dypalëshe që parlamentarët e huaj bëjnë në Shqipëri, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe të kujdeset për të gjitha aspektet e realizimit me sukses të tyre.Të hartojë dhe të arkivojë informacionin përkatës për vizitat në Shqipëri të parlamentarëve të huaj në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe.
  • Të ndjekë aktivitetin politik dhe zhvillimet e parlamenteve të vendeve të tjera, si dhe ta përcjellë në formën e informacioneve për bashkëpunimin ndërparlamentar, pranë Kabinetit dhe Kryetarit. Specialisti i shërbimit të marrëdhënieve dypalëshe është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i marrëdhënieve shumëpalëshe dhe dypalëshe. Ai bashkëpunon me specialistët e tjerë të drejtorisë për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

 

  1. dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, për gjuhë e huaj anglisht/ frëngjisht/ gjermanisht ose marrëdhëniet ndërkombëtare.
  • Të jetë i specializuar për marrëdhëniet ndërkombëtare;
  • Të ketë njohuri shumë të mira te organizatave ndërkombëtare dhe ne veçanti te bashkëpunimit dypalëshe parlamentar;
  • Te ketë aftësi ne organizimin e konferencave dhe aktiviteteve te tjera dypalëshe;
  • Të zotërojë shumë mirë anglishten dhe një gjuhë tjetër të komunitetit Evropian (frëngjisht ose gjermanisht);
  • Te ketë aftësi shume te mira komunikuese dhe të punës ne grup;
  • Te ketë aftësi te punoje me cilësi nen presionin e kohës dhe ne situata komplekse.

 

  1. e)Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 13.01.2021

  1. f)Në datën01.2021 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. g)Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe instervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 03.02.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 12-00.

  1. h)Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë dhe testimi me shkrim – 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet edhe për intervistën me gojë si edhe për vlerësimin e jetëshkrimit.

  1. i)Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim, intervista e strukturuar me gojë dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
  2. j)Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Ankesat nga kandidatët për intervistën me gojë, do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. k)Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet nëdatën 10.02.2021 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.