Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nenit 32 pika
1, “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë
e qeverisjes vendore”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për procedurat
e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të
nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, kreut IV dhe
VIII, pika 1, si dhe vendimit të Byrosë nr. 13, datë 20.01.2026, “Për hapjen e procedurës së
pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë
shërbimit civil”, po ju përcjellim emrat e kandidatëve, që do të vazhdojnë konkurrimin për
konkursin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm” në Shërbimin e Sistemeve të Informacionit dhe
Mbrojtjes Kibernetike.
Kandidatët që do të vazhdojnë konkurimin për konkursin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm”
në Shërbimin e Sistemeve të Informacionit dhe Mbrojtjes Kibernetike janë si më poshtë vijon:
1. Z. Dritan Kaloshi
2. Z. Renaldo Agolli
Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga
kandidatët, konstaton se kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e
pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues për institucionet e pavarura.