KUVENDI I SHQIPËRISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015
“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, vendimit të Byrosë
nr.32, datë 22.07.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në strukturën e administratës së Kuvendit”,
si dhe vendimit të Byrosë nr. 13, datë 20.01.2026, “Për hapjen e procedurës së pranimit në
kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”,
po ju njoftojmë emrin e kandidates që do të vazhdojë konkurimin me procedurën, “Lëvizja
paralele” për konkursin e shpallur për pozicionin Këshilltar në Shërbimin e Botimeve dhe
Bibliotekës Palamentare.
Kandidatia që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Lëvizja paralele” për pozicionin:

  • Këshilltar në Shërbimin e Botimeve dhe Bibliotekës Palamentare, në konkursin e datës 16.10.2026, është si më poshtë vijon:

1. Znj. Albana Çelaj

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë
18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, “Lëvizja paralele”, pikat 22, 25, 28 dhe 30, Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele i ngritur
me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm për konkursin në pozicionin “koordinator” në Shërbimin e
Komisioneve Parlametare e mbylli procedurën e lëvizjes paralele pa kandidatë fitues, pasi
kandidati e kualifikuar për të vazhduar konkurimin z. Ledion Pajo nuk u paraqit ditën e konkursit
datë 08.10.2026.

  • Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritje në detyrë”.