KUVENDI I SHQIPËRISË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”,VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, në konkursin për
pozicionin:

  • “Koordinator për çështjet gjinore” në Shërbimin e Komisioneve Parlametare, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.09.2026, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.

 

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22, kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25
dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” kreut VII, pikat 8
dhe 9, për konkursin e shpallur në pozicionin;

  • “Specialist Jurist” në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve”, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.09.2026 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil”.

 

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, i
ndryshuar, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut
II, po ju përcjellim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Lëvizja
paralele”, në konkursin për pozicionin “koordinator” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare.
Kandidati që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për pozicionin:

  • “koordinator” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare për konkursin e datës 08.10.2026, është si më poshtë vijon:

1. Z. Ledion Pajo.

 

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22, kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25
dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” kreut VII, pikat 8
dhe 9, për konkursin e shpallur në pozicionin:

  • “Kameraman/Fotograf” në Shërbimin e Transparencës, Platformës Televizive dhe Komunikimit, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 10.09.2026 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Pranimi në Shërbimin Civil”.