Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”,VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, në konkursin për
pozicionin “këshilltar” në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet Evropiane brenda
afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 20.06.2025, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”