KUVENDI I SHQIPERISE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, “Për
plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, konkursi në
pozicionin ”këshilltar”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, pranë Shërbimit të Integrimit
Evropian mbyllet pa kandidatë fitues.