KUVENDI I SHQIPERISE, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, neni 32 pika
1 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë
e qeverisjes vendore”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014, “Për procedurat
e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të
nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, kreu IV dhe
VIII, pika 11, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë njofton se në në administratën e tij ka një vend
të lirë pune në pozicionin:

  • Drejtor në Sekretariatin Teknik të Komisionit për Çështjet Europiane, pranë Shërbimit të
    Integrimit Europian
    a) Kategoria e pagës I, klasa I-3

 

Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015, “Për
plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, Kuvendi i
Republikës së Shqipërisë , njofton se:

Në administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin:

  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e
    Sallës së Seancës Plenare, në Shërbimin e Mirëmbajtjes.
    Kategoria e pagës III, klasa II-2
  • Specialist për çështjet gjinore,
    pranë Shërbimit të Komisioneve Parlamentare.
    a) Kategoria e pagës IV, klasa III-3

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Për publikim në faqen tuaj