Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, pika 21, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist buxheti” pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit.
- Paga është e kategorisë III-b.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të mbulojë të gjithë veprimtarinë buxhetore, duke filluar nga planifikimi i nevojave reale për fonde buxhetore, bazuar në prioritete e deri në ruajtjen e limiteve, për të mundësuar zhvillimin normal të punës në Kuvend, brenda kuadrit të disiplinës financiare.
- Të bashkëpunojë me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimin e Deputetëve për azhurnimin me strukturën e miratuar dhe ndryshimet për të planifikuar shpenzimet e personelit, për të planifikuar numrin e punonjësve dhe nevojat për punonjës me kontratë.
- Të bashkërendojë punën me drejtoritë dhe departamentet për njohjen e nevojave të tyre për fonde, me qëllim hartimin e një projektbuxheti sa më real, duke ruajtur tavanet e miratuara nga Ministria e Financave për shpenzimet e tjera korrente.
- Të ruajë tavanet e miratuara nga Komiteti i Planifikimit Strategjik për hartimin e nevojave për investime të brendshme, duke pasur parasysh prioritetet.
- Të ndjekë çeljet vjetore në fillim të vitit ushtrimor dhe pastaj ato mujore.
- Të ndjekë të gjitha lëvizjet e buxhetit, shtesa, pakësim gjatë vitit.
- Të ndjekë shpenzimet mujore dhe progresive dhe të mbajë ditarin e thesarit duke bërë edhe kuadrimet mujore me Degën e Thesarit.
- Të ndjekë llogarinë e të ardhurave duke bërë dhe veprimet përkatëse në Thesar.
- Të azhurnojë Shefin e sektorit të Financës dhe Drejtorin e Shërbimit të Financës dhe Buxhetit me pasqyrat financiare, operative, mujore, etj.
- Të mbajë dhe të azhurnojë regjistrin e prokurimeve me blerje të vogla për të ndjekur limitin vjetor të mallrave me natyrë të njëjtë, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të depozitojë dhe të ndjekë numrin e punonjësve gjatë vitit financiar.
- Të marrë miratimin në ministri për çdo punonjës me kontratë, brenda limiteve që kërkon legjislacioni buxhetor.
- Të ndjekë përdorimin e fondit të veçantë dhe transferimet përkatëse gjatë përdorimit të tij.
- Të ndjekë dhe të rakordojë të ardhurat jashtë limitit dhe të bëjë transferimet përkatëse në rastin e përdorimit. Të ndjekë për çdo pagesë strukturën buxhetore, program, titull, kapitull.
- Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit në lidhje me çështje të buxhetit.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
-të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
-të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në degën e ekonomi/ekonomi finance;
- Te ketë eksperience pune jo me pak se 3 vjet;
- Te ketë aftësi te mira ne programe te kompjuterit, kryesisht Excel dhe programe finance.
- Te ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Te ketë iniciative dhe fleksibilitet.
- Te zotëroje te paktën një gjuhë te huaj te BE.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive dhe formularin e 6- mujorit të dytë, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2020
d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën11.02.2021
dh) Në datën 12.02.2021, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 18.02.2021, në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë ( dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist buxheti” pranë Shërbimit të Financës dhe Buxhetit.
Paga është e kategorisë III-b.
a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
· Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të mbulojë të gjithë veprimtarinë buxhetore, duke filluar nga planifikimi i nevojave reale për fonde buxhetore, bazuar në prioritete e deri në ruajtjen e limiteve, për të mundësuar zhvillimin normal të punës në Kuvend, brenda kuadrit të disiplinës financiare.
- Të bashkëpunojë me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimin e Deputetëve për azhurnimin me strukturën e miratuar dhe ndryshimet për të planifikuar shpenzimet e personelit, për të planifikuar numrin e punonjësve dhe nevojat për punonjës me kontratë.
- Të bashkërendojë punën me drejtoritë dhe departamentet për njohjen e nevojave të tyre për fonde, me qëllim hartimin e një projektbuxheti sa më real, duke ruajtur tavanet e miratuara nga Ministria e Financave për shpenzimet e tjera korrente.
- Të ruajë tavanet e miratuara nga Komiteti i Planifikimit Strategjik për hartimin e nevojave për investime të brendshme, duke pasur parasysh prioritetet.
- Të ndjekë çeljet vjetore në fillim të vitit ushtrimor dhe pastaj ato mujore.
- Të ndjekë të gjitha lëvizjet e buxhetit, shtesa, pakësim gjatë vitit.
- Të ndjekë shpenzimet mujore dhe progresive dhe të mbajë ditarin e thesarit duke bërë edhe kuadrimet mujore me Degën e Thesarit.
- Të ndjekë llogarinë e të ardhurave duke bërë dhe veprimet përkatëse në Thesar.
- Të azhurnojë Shefin e sektorit të Financës dhe Drejtorin e Shërbimit të Financës dhe Buxhetit me pasqyrat financiare, operative, mujore, etj.
- Të mbajë dhe të azhurnojë regjistrin e prokurimeve me blerje të vogla për të ndjekur limitin vjetor të mallrave me natyrë të njëjtë, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të depozitojë dhe të ndjekë numrin e punonjësve gjatë vitit financiar.
- Të marrë miratimin në ministri për çdo punonjës me kontratë, brenda limiteve që kërkon legjislacioni buxhetor.
- Të ndjekë përdorimin e fondit të veçantë dhe transferimet përkatëse gjatë përdorimit të tij.
- Të ndjekë dhe të rakordojë të ardhurat jashtë limitit dhe të bëjë transferimet përkatëse në rastin e përdorimit.
- Të ndjekë për çdo pagesë strukturën buxhetore, program, titull, kapitull.
- Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit në lidhje me çështje të buxhetit.
dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në degën e ekonomi/ekonomi finance;
- Te ketë eksperience pune jo me pak se 3 vjet;
- Te ketë aftësi te mira ne programe te kompjuterit, kryesisht Excel dhe programe finance.
- Te ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese.
- Te ketë iniciative dhe fleksibilitet.
- Te zotëroje te paktën një gjuhë te huaj te BE.
,
e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 15.02.2021
f) Në datën 22.02.2021do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të
Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.
gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 04.03.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë dhe testimi me shkrim – 60 pikë.
-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.
i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 13.03.2021, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni dhe 042278425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Kuvendi i Shqipërisë