NJOFTIM PËR VEND PUNE
A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
në Administratën e tij ka (1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist audiovizioni”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit
Paga është e kategorisë III-b.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Specialist i mirëmbajtjes së pajisjeve hardware, sistemeve Audio –Video dhe Help-Desk. është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe instalimin e pajisjeve Hardware , testimin dhe zgjidhjen e problemeve të sisteme Audio-Video dhe të suportit teknik për përdoruesit
- Të bëjë instalimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve elektronike si mikrofona, bokse, video-projektorë, ekraneve video, pajisjeve regjistruese, mikser etj. për mbledhje, takime, seminare dhe video konferenca .
- Të diagnostifikojë dhe të riparojë sistemet Audio-Video.
- Të bëjë implementimin dhe trajnimin e stafit të Kuvendit për sistemet e reja regjistruese.
- Të mirëmbajë pjesën hardware të sistemit elektronik të votimit dhe të sigurojë transmetimet LIVE të seancave plenare.
- Të instalojë, mirëmbajë dhe riparoj pajisjet Hardware ku përfshihen si kompjuterë, laptopë, skanerë, pajisje fotokopjuese, printerë dhe pajisje të tjera periferike.
- Të ofrojë suport teknik në vend apo ndërmjet telefonit apo me e-mail për përdoruesit.
- Të punojë për implementimin e teknologjive të reja Audio vizuale.
- c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor/profesional, në inxhinieri elektronike/telekomunikacioni, inxhinieri informatike me shkëputje nga puna.
- Të ketë njohuri dhe përvojë pune mbi:
– Sistemet analoge dhe dixhitale Audio – Video
– Qarqet elektronike, procesorët, qarqet e integruara.
– Pajisjet bazë kompjuterike përfshirë laptop, Desktop, printera, tablet, smartphone dhe periferikësh të tjerë.
– Standardin dhe implementimin e kabllove (audio-video, CAT5, CAT6, Fiber etj. )
– Njohuri mbi transmetimet over IP , Audio-video.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të jetë i aftë për punën në grup.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit të punës.
- d)Pranimi i dokumentave do të bëhet deri nëdatën 28.09.2020
- dh)Në datën, 29.09.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- e)Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet10.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
- f)Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- g)Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën10.2020
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist audiovizioni”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.
Paga është e kategorisë III-b.
- a)Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
- b)Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- c)Konkurimi do të bëhetpër 1 (një) vend të lirë pune.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Specialist i mirëmbajtjes së pajisjeve hardware, sistemeve Audio –Video dhe Help-Desk. është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe instalimin e pajisjeve Hardware , testimin dhe zgjidhjen e problemeve të sisteme Audio-Video dhe të suportit teknik për përdoruesit
- Të bëjë instalimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha pajisjeve elektronike si mikrofona, bokse, video-projektorë, ekraneve video, pajisjeve regjistruese, mikser etj. për mbledhje, takime, seminare dhe video konferenca .
- Të diagnostifikojë dhe të riparojë sistemet Audio-Video.
- Të bëjë implementimin dhe trajnimin e stafit të Kuvendit për sistemet e reja regjistruese.
- Të mirëmbajë pjesën hardware të sistemit elektronik të votimit dhe të sigurojë transmetimet LIVE të seancave plenare.
- Të instalojë, mirëmbajë dhe riparoj pajisjet Hardware ku përfshihen si kompjuterë, laptopë, skanerë, pajisje fotokopjuese, printerë dhe pajisje të tjera periferike.
- Të ofrojë suport teknik në vend apo ndërmjet telefonit apo me e-mail për përdoruesit.
- Të punojë për implementimin e teknologjive të reja Audio vizuale.
- dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor/profesional, në inxhinieri elektronike/telekomunikacioni, inxhinieri informatike me shkëputje nga puna.
- Të ketë njohuri dhe përvojë pune mbi:
– Sistemet analoge dhe dixhitale Audio – Video
– Qarqet elektronike, procesorët, qarqet e integruara.
– Pajisjet bazë kompjuterike përfshirë laptop, Desktop, printera, tablet, smartphone dhe periferikësh të tjerë.
– Standardin dhe implementimin e kabllove (audio-video, CAT5, CAT6, Fiber etj. )
– Njohuri mbi transmetimet over IP , Audio-video.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të jetë i aftë për punën në grup.
- e)Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 02.10.2020-
- f)Në datën10.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- g)Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.
gj)Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 23.10.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
- h)Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë dhe testimi me shkrim – 60 pikë.
-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet edhe për vlerësimin e jetëshkrimit.
- i)Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
- j)Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Ankesat nga kandidatët për intervistën me gojë, do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- k)Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet nëdatën 30.10.2020 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.