NJOFTIM PËR VEND PUNE
A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit..
- Paga është e kategorisë III-b.
- b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të mbikqyrë dhe të mirëmbajë punët ditore të rrjetit, ku përfshihet: mirëmbajtja dhe administrimin e internet/intranet, back-up, mbrojtjen nga viruset, e-mail, dhe sigurisë së rrjetit.
- Të planifikojë, të zhvillojë dhe të bëjë kërkime për implementimin e gjithë skemës së sistemit LAN/WAN, përfshirë specifikimet për software, upgrades, konfigurimin dhe mundësitë e zgjerimit për sistemet dhe të inkurajojë trajnimin e mëtejshëm të personelit në fushën e teknologjisë së informacionit.Të monitorojë dhe diagnostifikojë nivelin e sistemit të network –ut për performancën, aksesueshmërinë dhe sigurinë.
- Të instalojë, upgrade, dhe konfigurojë pajisjet e rrjetit routers, switches dhe hubs.
- Të mirëmbajë dhe administroje faqen WEB.
- Të ruajë, krijojë dhe fshij i llogaritë e përdoruesve sipas kërkesave, dhe të ofrojë sigurinë e rrjetit.
- Të bëjë back-up dhe recovery të sistemeve.
- Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e serverave.
- Të bëjë instalimin e programeve të sistemeve operative për kompjuterët klient.
- Të administrojë pjesën software të sistemit elektronik të votimit, kryesisht problemet me database dhe upgrade të programeve.
- Të ofrojë asistencë teknike për përdoruesit e sistemeve informatike të Kuvendit.
- Të punojë për implementimin e programeve të reja në ndihmë të administratës së Kuvendit.
- c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor, në Informatikë/Inxhinieri informatike, me shkëputje nga puna.
- Të këtë njohuri për:
- Protokollet e komunikimit në rrjet si TCP/IP, NetBIOS, Netbeui,
- Ethernet, Token rings.
- Shërbimet dhe serviset e rrjetit TCP/IP, Active Directory, Group policy, DNS, WINS, DHCP, VPN, IAS, Terminal Services, Routing and Remote Access.
- Windows server 2000 – Windows server 2012
- Sistemet e Operimit, kryesisht Microsoft si windows XP, Win 7, Win 8,
- Firewall dhe antiviruset.
- Të përgjithshme për database, kryesisht mbi SQL server,
- Microsoft Exchange, Sharepoint, File server, print server, IIS Servers.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të jetë i aftë për punën në grup.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2019.
- d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 16.09.2019
- dh) Në datën, 09.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 09.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
- f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 30 shtator 2019
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.
Paga është e kategorisë III-b.
- a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
- b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të mbikqyrë dhe të mirëmbajë punët ditore të rrjetit, ku përfshihet: mirëmbajtja dhe administrimin e internet/intranet, back-up, mbrojtjen nga viruset, e-mail, dhe sigurisë së rrjetit.
- Të planifikojë, të zhvillojë dhe të bëjë kërkime për implementimin e gjithë skemës së sistemit LAN/WAN, përfshirë specifikimet për software, upgrades, konfigurimin dhe mundësitë e zgjerimit për sistemet dhe të inkurajojë trajnimin e mëtejshëm të personelit në fushën e teknologjisë së informacionit.Të monitorojë dhe diagnostifikojë nivelin e sistemit të network –ut për performancën, aksesueshmërinë dhe sigurinë.
- Të instalojë, upgrade, dhe konfigurojë pajisjet e rrjetit routers, switches dhe hubs.
- Të mirëmbajë dhe administroje faqen WEB.
- Të ruajë, krijojë dhe fshij i llogaritë e përdoruesve sipas kërkesave, dhe të ofrojë sigurinë e rrjetit.
- Të bëjë back-up dhe recovery të sistemeve.Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e serverave.
- Të bëjë instalimin e programeve të sistemeve operative për kompjuterët klient.
- Të administrojë pjesën software të sistemit elektronik të votimit, kryesisht problemet me database dhe upgrade të programeve.
- Të ofrojë asistencë teknike për përdoruesit e sistemeve informatike të Kuvendit.
- Të punojë për implementimin e programeve të reja në ndihmë të administratës së Kuvendit.
- dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor, në Informatikë/Inxhinieri informatike, me shkëputje nga puna.
- Të këtë njohuri për:
- Protokollet e komunikimit në rrjet si TCP/IP, NetBIOS, Netbeui,
- Ethernet, Token rings.
- Shërbimet dhe serviset e rrjetit TCP/IP, Active Directory, Group policy, DNS, WINS, DHCP, VPN, IAS, Terminal Services, Routing and Remote Access.
- Windows server 2000 – Windows server 2012
- Sistemet e Operimit, kryesisht Microsoft si windows XP, Win 7, Win 8,
- Firewall dhe antiviruset.
- Të përgjithshme për database, kryesisht mbi SQL server,
- Microsoft Exchange, Sharepoint, File server, print server, IIS Servers.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
- Të jetë i aftë për punën në grup.
- e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 20.09.2019
- f) Në datën 10.2019 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.
gj)Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 14.10.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
- h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë dhe testimi me shkrim – 60 pikë.
-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet edhe për vlerësimin e jetëshkrimit.
- i) Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
- j) Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Nëse kandidati merr mbi 45 pikë nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë që do të zhvillohet në datën 22.10.2019.
Ankesat nga kandidatët për intervistën me gojë, do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 29.10.2019 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.