Kuvendi i Shqipërisë SHPALLJE FITUESI

Kuvendi i Shqipërisë  SHPALLJE FITUESI

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me  procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 12 dhe 13, po pubikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor” në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit. brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 26.06.2020 nuk është paraqitur asnjë kandidatë.

 

Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”

 

 

 

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me  procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “redaktor për tekstet dhe aktet normative” në Shërbimi Juridik

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “redaktor për tekstet dhe aktet normative” në Shërbimi Juridik.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “redaktor për tekstet dhe aktet normative” në Shërbimi Juridik nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 24.06.2020 është: Znj. Alma KOLA

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 15.07.2020, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.

 

 

 

 

Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me  procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist i protokollit” në Sektorin e Protokollit.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist protokolli” në Sektorin e Protokollit.

Për konkursin e shpallur për pozicionin ““specialist protokolli” në Sektorin e Protokollit nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 23.06.2020 është:

 

1. Andi Serjanaj

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

Konkurimi do të zhvillohet në datën 10.07.2020, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.