Kuvendi i Shqipërisë, Shpallje fituesi

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 ( i ndryshuar) “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II, pika 9, po ju përcjellim listën e kandidatëve që do të vazhdojë konkurrimin për pozicionin,“specialist”, në Sektorin e Projekteve, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm

Lista e kandidatëve që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”, për pozicionin “specialist”, në Sektorin e Projekteve, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm për konkursin e datës 28.02.2023 është si më poshtë vijon:

 

 

1. Znj. Elsa Dragoti

2. Z. Kristian Lika

3. Z. Saimir Kuka

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pika 22, po ju përcjellim emrin e kandidatit fitues, për konkursin në pozicionin “specialist”, në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë.

 

 

1. Z. Bojan Goxheri me 78 pikë