Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V –
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, pika 7, shkronja “a”, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242,
datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”,
kreut II “Lëvizja paralele brenda së njëjtës kategori”, pikat 20, 21, 22 dhe 25, po ju përcjellim
emrat e kandidateve fituese në konkursin për dy pozicionet “këshilltar” në Sekretariatin Teknik të
Komisionit për Çështjet Evropiane si më poshtë vijon:
1. Znj. Genola Velo me 80 pikë
2. Znj. Jeta Velaj me 86 pikë