Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242,
datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese
kreut III , “Ngritja në detyrë” pikat 22 dhe 23, për konkursin në pozicionin “këshilltar” në
Shërbimin e Komisioneve Parlamentare me procedurën “Ngritja në detyrë”, po ju përcjellim listën
e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin për këtë pozicion.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën, “Ngritja në detyrë” për
pozicionin “këshilltar” në Shërbimin e Komisioneve Parlamentare, për konkursin e datës
08.11.2024, është si më poshtë vijon:
1. Znj. Rezarta Laçi
2. Znj. Vijola Sinaj
Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV,
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe VKM-së me nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për
pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreut II,
pika 9, po ju përcjellim listen e kandidatëve, që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën,
“Pranimi në shërbimin civil” për pozicionin “specialist” në Sektorin e Projekteve.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Pranimi në shërbimin civil”,
për pozicionin “specialist” në Sektorin e Projekteve, për konkursin e datës 12.11.2024, është si
më poshtë vijon:
1. Z. Gledis Hida
2. Znj. Julia Duda
Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV,
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe VKM-së me nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për
pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreut II,
pika 9, po ju përcjellim listen e kandidatëve, që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën,
“Pranimi në shërbimin civil” për pozicionin “specialist” në Shërbimin e Bashkëpunimit me
Organizatat Ndërkombëtare.
Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Pranimi në shërbimin civil”,
për pozicionin “specialist” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, për
konkursin e datës 08.11.2024, është si më poshtë vijon:
1. Znj. Migela Delia
2. Z. Mirel Meta