Në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut IV
“Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe kreut V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit
25 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015, të ndryshuar, “Për pranimin,
lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreut VII, pikat 8
dhe 9, po ju përcjellim emrin e kandidatit që do të vazhdojë konkurimin me procedurën, “Lëvizja
paralele” për konkursin e shpallur për pozicionin specialist në Sektorin e Projekteve.
Kandidati që do të vazhdojë konkurrimin me procedurën, “Lëvizja paralele” për pozicionin
specialist në Sektorin e Projekteve, në konkursin e datës 24.10.2024, është si më poshtë vijon:
1. Z. Leandro Xhama
Në zbatim të ligjit me nr.152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, kreut V,
“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët
apo të mesme drejtuese”, VKM-së me nr.242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira
në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kreut II, pikat 22, 25, 28 dhe 30, në konkursin për
dy pozicionet “këshilltar-jurist” në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit, brenda afateve të
përcaktuara në njoftimin e datës 04.10.2024, nuk është paraqitur asnjë kandidatë.
Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “Ngritja në detyrë”.